Derbi i Madonnina-s, Milani në këmbët e Leaos, Inzaghi përqafon Brozovic

0
37

Derbi i Madonnina-s është shansi ideal për të ndezur edhe një herë sezonin, për të shpëtuar çfarë ka ngelur, të paktën të kapin një vend në Champions, pasi nga gara për titull kanë dalë prej kohësh.

Tre humbjet e fundit, kundër Inter në Superkupën e Italisë, dhe kundër Lazio-s e Sassuolos në Serie A kanë rënduar shumë ambientin në shtëpinë e “djallit”. Milan shpreson shumë që përballë rivalëve të përjetshëm të rikthehen te suksesi, por për t’ia arritur këtë kërkohet një Rafael Leao në versionin e tij më të mirë. Në këtë derbi, Pioli duhet të bëjë llogaritë pa Bennacer dhe Maignan.

Pioli Inzaghi

Në radhët e Inter diskutimi është pak më ndryshe, sigurisht 13 pikë larg kreut edhe për ta diskutimi titull duket i mbyllur, por sigurisht dëshirojnë të blindojnë sa më shpejt prezencën në Champions. Më në fund, Simone Inzaghi mund të mbështetet te Brozovic, por prezenca e tij nga minuta e parë nuk është e sigurt.

Garanci për këtë derbi, por dhe për pjesën e mbetur të sezonit ofron dhe Milan Skriniar. Sllovaku ka premtuar maksimumin në fushë për sa kohë do të jetë pjesë e Interit.
(BalkanWeb)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu