DETAJI/ Ismet Çekorja u ekzekutua nga një person me motor dhe me skafandë në kokë

0
79

Detaje të reja nga atentati i ndodhur pasditen e 2 shtatorit 2022 në Shkodër.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori i ekzekutimit të 57 vjeçarit Ismet Çekorja ka qenë një person me motor dhe me skafandë në kokë.

Kjo është çfarë kamerat e sigurisë kanë evidentuar në vendngjarje në  lagjen “Guerrilë”, Shkodër aty ku ekzekutua me 7 plumba pistolete Ismet Çekorja

Policia e Shkodrës ka kërkuar ndërhyrjen e forcave RENEA mbrëmjen e 2 shtatorit 2022 për të bërë kontrollin e disa ambienteve dhe shoqërimin e disa perësonave të dyshuar apo që mund të kenë dijeni në lidhje me vrasjen e 57 vjeçarit.

Burimet bëjnë me dije se përgjatë operacionit të zhvilluar për disa orë, janë shoqëruar 15 persona, në cilësinë e të dyshuarve apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen, mëson Ora News.

Një ditë më pare në pyejte janë marrë edhe familjarët dhe të afërm të familjes së Alban Bruçaj i cilit më 25 gusht 2022 i shpëtoi një atentati dhe për këtë është shpallur në kërkim dhe djali i viktimës, Bajram Çekorja dhe Tornato Fusha, djali i biznesmenit dhe ish-presidentit të Vllaznisë Valter Fusha, informon gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj.