Dhuna me 8 janar/ Sali Berisha duhet të shkojnë sot në prokurori

0
105

Sot Sali Berisha do duhet të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar atë që ndodhi në protestën e thirrur prej tij më 8 janar para selisë blu.

Në kuadër te hetimeve të nisur mbi ngjarjet e dhunshme në selinë e PD, prokuroria përveç Sali Berishës i ka dërguar thirrje për t’u paraqitur dhe marrë në pyetje sot dhe deputetit Flamur Noka.

Ndërkohë vetëm 24 orë më pas do jetë radha e kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe Sekretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhi, që të paraqiten në prokurorinë e Tiranës pasi edhe ndaj këtyre të dyve është lëshuar nja fletë thirrje për tu marrë në pyetje.

Teksa Sali Berisha “shpëtoi” nga procedimi ndonëse ishte organizatori i protestës, nuk ka ndodhur kështu me Flamur Nokën i cili ishte në listën e personave të vënë nën hetim për dhunën tek selia e PD-së më 8 janar. Nga ana tjetër brenda selisë prokuroria ka nisur procedim penal për Gazment Bardhin.

Dyer të shkatërruar, dritare të thyera, gurë e shkopinj, kjo është panorama që la pas 8 Janari, ndërsa pas kërkesës nga deputetët demokratë që ishin brenda selisë, u desh ndërhyrja e policisë për të shpërndarë turmën e irrituar që kërkonte largimin me forcë të Lulzim Bashës.

Një ditë më parë Gjykata la të lirë 34 personat e arrestuar më 8 janar, ku vetëm 5 prej tyre u lanë nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndërsa pjesa tjetër ka detyrimin të paraqiten në polici.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu