Dinamon e Zagrebit e presin më shumë se 20 mijë shqiptarë në Shkup

0
86

Rreth 20 mijë të pranishëm. Sonte në stadiumin “Todor Proeski”, Shkupi do të ketë mbështetjen e një numri shumë të madh tifozësh për sfidën më të rëndësishme të historisë së klubit shqiptar me qëndër në Çair.

Mediat kroate shkruajnë për një “det” tifozësh, entuziazmi i të cilëve është nxitur edhe nga barazimi 2-2 i ndeshjes së parë në “Maksimir” që konfirmon formën e mirë të skuadrës kampione të Maqedonisë së Veriut.

Dinamon e Zagrebit e presin më shumë se 20 mijë shqiptarë

Dinamon e Zagrebit e presin më shumë se 20 mijë shqiptarë

Përpara sfidës që do të luhet sonte në 21:00, trajneri Goce Sedlloski deklaroi:

Dinamon e Zagrebit e presin më shumë se 20 mijë shqiptarë

“Pas asaj ndeshjeje që luajtëm në Zagreb dhe rezultatit pozitiv që kemi, na pret një tjetër ndeshje e vështirë. Nuk duhet të mashtrohemi nga barazimi që morëm në Maksimir. Gjatë gjithë javës në stërvitje në kemi dhënë maksimumin, dhe jemi të gatshëm. Unë besoj në një fitore dhe kualifikim historik, por për ta realizuar na duhet mbështetja e publikut, dhe tifozëve tanë të cilët janë lojtari ynë i dymbëdhjetë”.