Djali vrau babanë e tij në Mallakastër, banorët flasin për krimin e rëndë: E goditi dhe e hodhi nga shkallët, e ëma lëngon brenda…

0
85

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Mallakastër ku djali vrau babain e tij me sende të forta. Viktimë mbeti 73-vjeçari Qemal Muhametaj, që u qëllua me sende të forta nga djali i tij Mariglen Muhametaj, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë kanë folur sot për mediat edhe banorët e fshatit Greshicë, ku ndodhi ngjarja e rëndë. Ata janë shprehur se i moshuari është qëlluar me sende të forta dhe madje një prej tyre shprehet se 37-vjeçari e ka goditur dhe e ka hedhur nga shkallët.

“Ky ka pasur shenja. Kohet e fundit i la ilacet. Raki nuk pinte. Sa vjen i ati futet brenda, ky del në korridor, e qëllon me sende të forta. U hodh nga shkallët dhe iku. Nëna ka vite me bebelina. Ajo lëngon brenda. Ai s’ka qenë në punë”– u shpreh një banor.

“E kam gjakun tim. E ka qëlluar, e ka marrë nga shtëpia brenda dhe e ka hedhur nga shkallët përposhtë”– tha një tjetër.