Do vrisnin një person, zbardhen emrat e anëtarëve të grupit kriminal që do kryenin atentatin, dyshohet se fshihen…

0
267

Zbardhen emrat e tre anëtarëve të një grupi kriminal që do të kryenin një atentat në Berat. Personat e shpallur në kërkim janë: Hamit Berisha,Arli Shehu dhe Ermal Gora.

Arta ishin nisur për të vrarë një person por u larguan përmes pyllit kur zbuluan se ishin pikasur nga policia.

Të tre këta persona që kishin planifikuar këtë atentat, në pamundësi për të realizuar qëllimin e tyre, të gjendur nën presionin e Policisë, kanë fshehur automjetin brenda të cilit kishin mjetet për kryerjen e krimit, dhe duke përfituar nga errësira, janë larguar në zona të pyllëzuara.

Gjatë operacionit policia ka sekuestruar 2 armë zjarri me silenciatorë, municion luftarak, motomjet, skafandra, mjet prerës (thikë), veshje kamuflazhi, radio marrëse-dhënëse, dylbi dhe sende të tjera që do të përdoreshin në atentat.