Drejtonte fugonin e nxënësve në gjendje të dehur! Arrestuar shoferi në Belsh

0
645
  • Sot me date 05.05.2026 ne baze te telefonates se dhene nga qytetari ne sallen operative Cerrik, Posta Belsh se shtetasi Sazan Gjolena me mjetin tip Benz Sprinter me targa AA198FR i cili kryen transportin e pasagjereve dhe te nxenesve te Gjimnazit Sami Frasheri drejton mjetin nen ndikimin e alkolit, menjehere e vlersuam telefonaten e qytetarit dhe morem masat e duhura bashke me patrullen e Postes Belsh te Komisariatit Cerrik ku u be e mundur konstatimi dhe ndalimi i mjetit tip Benz me Targa AA198FR me drejtues shtetasin Sazan Jashar Gjolena i dtl 20.07.1972 banues ne Gjolene bashkia Belsh, me drejtim levizje Belsh-Gjolene , ne mjet ndodheshin 13 pasagjere nxenes te Gjimnazit, pas verifikimit te dokumentacionit i kryejme testin e alkolit me dy prova, prova e pare rezultoi ne masen 0.68 mg/l dhe prova e dyte rezuloi ne masen 0.67 mg/l, menjehere bejme shoqerimin e drejtuesit te mjetit i cili rezuloi ne gjendje te dehur per ne Drejtorine Vendore Policis Elbasan per veprime te metejshme. Morem masa per te bere te mundur transportin e femijeve me nje mjet tjeter pasagjeresh te transportit publik.
    Faleminderit.
GEAR Sh.p.k