Dua Lipa uron në shqip 109-vjetorin e Pavarësisë

0
126

Dua Lipa ka bërë krenar çdo shqiptar jo vetëm për sukseset që ka arritur në muzikë por edhe për faktin se nuk nguron asnjëherë të tregojë origjinën e saj. Këngëtarja me famë botërore nuk harron kurrë të urojë shqiptarët në ditë të shënuara.

Dua ka uruar në shqip 109-vjetorin e Pavarësisë para 75 milion ndjekësve të saj në Instagram. Ylli i hitit “Levitatig” ka ndarë një foto nga vizita në Kalanë e Skënderbeut në Krujë. “Urime 28 nëntori”, ka shkruar Dua në shqip. “Gëzuar ditën e Pavarësisë Shqipëri!”, shton më tej Dua.