E bujshme/ Chelsea lë me “gisht në gojë” Arsenalin e Barçën, arrin marrëveshjen me Raphinha

0
51

Një lajm i bujshëm dhe surprizues vjen nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, i cili raporton se Chelsea ka arritur marrëveshjen me Leeds për Raphinha.

Të dy klubet kanë arritur akordin mes tyre që braziliani i cili kërkohet nga Arsenal dhe Barcelona të transferohet te blutë e Londrës për një shifër prej 60-65 milionë paund plus bonuse të përfshira.

Arsenali pati një ofertë të refuzuar sot për Raphinha-n, më e ulët se ajo e Chelsea, ndërsa Barça thirri Leeds në orët e fundit, por nuk kishte asnjë shans për të përballuar ofertën e Chelseat.

Bisedimet në vazhdim do të bëhen midis Chelsea dhe agjentëve të Raphinhas për kushtet personale për të arritur marrëveshjen për kontratën, ende në diskutim.

 

/f.a/abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu