E FUNDIT/ Ishte shpallur e zhdukur nga familja! Gjendet pa jetë në pyllë në fshatin Zavalinë

0
1665

Elbasan/Informacion paraprak Më datë 13.12.2021, rreth orës 13:10, në fshatin Zavalin, Elbasan, është gjetur e pajetë, në pyll, pa shenja dhune, shtetasja Pulije Bilbili., 54 vjeçe, banuese në fshatin Zavalin.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi më datë 12.12.2021, rreth orës 16:00, shtetasi Th. S., 30 vjeç, banues në fshatin Zavalin, Elbasan, ka bërë kallëzim se ishte larguar nga banesa, tezja e tij, shtetasja Pulije Bilbili , 54 vjeçe, banuese në Zavalin.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./elbasani flash