E mbyti për shkak të borxhit, autori dhe viktima në Kuçovë ishin krushq, dëshmia: Më ngeli në dorë

0
109

Fetah Marra, 58-vjeçari që vrau nje grua mbrëmjen e djeshme në fshatin Kozare të Kuçovës dhe më e pas e hodhi në kanal ka pranuar krimin para policisë. “Më ngeli në dorë, se kuptova se si vdiq”, është shprehur ai.

Burime bëjnë me dije për ABC se Marra dhe viktima Fatime Suli 64-vjeçe kishin lidhje krushqie me njëri tjetrin. 64-vjeçarja jetonte në banesë me bashkëshortin dhe ishte nënë e dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

Ndërsa autori ishte i divorcuar nga gruaja dhe jetonte i vetëm. Familja e viktimës i kishte dhënë Marrës një shumë parash në formë borxhi dhe ky dyshohet të jetë bërë shkak i konfliktit mes palëve që solli edhe krimin e rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Havaleas” të fshatit Kozare. Familjarët e 64-vjeçares e kishin kërkuar atë prej orësh dhe më pas kishin njoftuar për ndihmë policinë. Vetëm një orë më pas, gruaja u gjet në kanal 1 km larg banesës së saj.

Në momentin e gjetjes së trupit, gruaja ishte e zhveshur nga mesi e poshtë dhe e mbuluar me gjethe dhe rrogoza domatesh brenda në kanal. Viktima u transportua drejt morgut të spitalit të Beratit. Si rezultat i autopsisë u arrit në përfundim se ajo ishte mbytur me duar. Kjo vuri në lëvizje policinë e Beratit, për të identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë.

abcnews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu