“E mora hua makinën, do takoja vajzën që njoha në Tik Tok”, u kap me 5 kg “të bardhë” në Holandë, alibia e çuditshme e shqiptarit

0
91

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Holandë. Më 14 mars kamerat kapën një makinë “Opel Insignia” të cilën policia e ndaloi për kontroll. Në makinë u gjet 5 kilogram kokainë e fshehur nën kroskot.

Prokuroria Publike kërkon 3 vite burg për 30 vjeçarin.

Drejtësia dyshon se shqiptari ishte i përfshirë në kontrabanën ndërkombëtare të drogës.

Makina që ai drejtonte rregullisht kalonte kufirin gjerman në Venlo përpara se të hynte në Belgjikë.

30 vjeçari i tha policisë se ishte rrugës për në Dyseldorf, por nuk mundi ta shpjegonte se pse “Google Maps” ishte vendosur në një destinacion në Hamburg.

“Nëse ai ishte nisur vërtet për në Dyseldorf, ishte shumë larg nga rruga”, tha Gjykata.

“Isha i humbur”, shpjegoi shqiptari.

“Kisha njohur një vajzë përmes TikTok-ut dhe doja ta takoja.”

Në dëshminë e tij, ai po ashtu tha se makinën në të cilën u gjend kokaina e  kishte marrë hua te një i panjohur në Gjermani që nuk ia dinte as emrin. Gjykatësit e quajtën historinë e çuditshme.

“Ju thoni se keni marrë një makinë nga dikush që nuk e njihni dhe nuk ia dini emrin ose ku jeton. Kjo është një histori e çuditshme, zotëri”, i tha Gjykata të riut shqiptar.

Avokati kërkon pafajësinë

Avokati Alexander Admiral i tha gjykatës se klienti i tij nuk e kishte idenë se droga ishte fshehur në makinë.

“Ai nuk e kishte idenë se kishte një hapësirë ​​të fshehur në makinën që mori hua. Klienti sigurisht që nuk e dinte që përmbante pesë kilogramë kokainë.”

Ai kërkoi lirimin e 30-vjeçarit shqiptar. Ai iu referua vendimeve të gjykatave të tjera që liruan personat që drejtonin një makinë me një ndarje të fshehur në të.

I dyshuari e mori fjalën në fund të seancës: “Nëse jeni të bindur se realisht kam qenë në dijeni për drogën në makinë, ju kërkoj të mos më dënoni me tre, por me tridhjetë vjet”.

Gjykata do të vendosë brenda dy javësh./Abcnews.al/