E moshuara nga Prrenjasi jeton në mjerim, pensioni nuk i del as për bukën e gojës

0
61

85 vjeçarja Behrije Çuku nga Rrajca e Përrenjasit jeton vetëm, në kushte shumë të vështira ekonomike. E takuam teksa mblidhte gjethe të thata misri, me të cilat ndezi zjarrin për të pjekur disa speca, të cilat ja kanë falur të afërmit.

Merre vetëm 6 mijë e 7 qind lekë pension. I është mirënjohëse banorëve të fshatit dhe disa të panjohurve që e ndihmojnë të mbijetojë.

“Një nga Struga më ka dërgua 10 kg mish për Bajram. Drutë e zjarrit mi sjellin fëmijët e shkollës”,

Banesa ku jeton është e amortizuar, kërkon që ti ndërtohet një dhomë, pasi shiu i hyn brenda dhe shëndeti i saj po përkeqësohet dita ditës.

“Dua të më bëjë një dhomë bashkia, të bëjë sevap që të mos më hyjë uji brenda. Mos më hyjë bora se më hapet dera, rri tërë natën jashtë mbyll e hap derën. Një dhomë dua të më bëjnë, një dhomë, një dhomë!” thotë e moshuara.

Thirrjes së saj për një shtëpi të re i janë përgjigjur disa djem të fshatit. Ata kanë mbledhur para dhe janë gati për ti ndërtuar një banesë, por 85 vjeçare i ka humbur tapia e tokës dhe e ka të pamundur të shkojë nëpër zyra. Ndaj ata i kanë dërguar një kërkesë Bashkisë së Përrenjasit që të ndihmojë të moshuarën dhe t’ju sigurohet leja e ndërtimit./abcmews.al/