E pabesueshme, djali i vogël i familjes ndjek grabitësit nëpër lagje me duar e lidhura, njëri prej autorëve pëson goditje në tru

0
140

Një skenë e pabesueshme u shpalos herët në mëngjesin e së shtunës në një shtëp në rrugën 25 Martiou në Pronoia Nafplio.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke, dy grabitës, kanë hyrë në banesë dhe nën kërcënimin e armës kanë mobilizuar tre anëtarët e familjes , dy prindërit dhe djalin e tyre të vogël , duke i lidhur duart. Më pas kanë marrë para dhe sende me vlerë dhe janë larguar nga shtëpia.

Çifti filloi të bërtiste për ndihmë, duke zgjuar lagjen të cilët dolën në ballkone, ndërsa djali i familjes me të brendshme dhe i lidhur pas shpine filloi t’i ndiqte duke bërtitur “Kapini grabitësit”.

Policia mori një breshëri telefonatash nga fqinjët dhe personat të cilët panë dy autorët duke vrapuar në rrugën e tyre dhe të riun duke i ndjekur. Autorët e grabitjes kaluan zonën e Pronoias dhe Synoikismus dhe u ndalën në semaforët e rrugës Argos, kur njëri prej tyre u rrëzua nga një goditje në tru .

Në vendngjarje ndodheshin punonjësit e pastrimit të Bashkisë Nafplio, të cilët pa e ditur se çfarë kishte ndodhur saktësisht , kanë nxituar në ndihmë të autorit të rrëzuar, duke njoftuar ambulancën.

Burri tjetër kishte arritur të hidhte armën në koshin e plehrave në vendngjarje, ndërkohë që në të njëjtën kohë mbërriti një ekip i policisë, i cili më në fund arrestoi grabitësit dhe gjeti armën.

Autori që pësoi goditje në tru është shtruar në gjendje kritike në spital , ndërsa i dyti ndodhet në komisariatin e Argolis ku po merret në pyetje.

Banorët e Nafplios që panë atë që ndodhi përshkruan me tmerr skenat e zhvilluara në qendër të qytetit./abcnews.al/