E pazakontë! 30-vjeçari fsheh kokainën në karrocën me rrota, ja si reagoi kur u kap ‘mat’ nga policia

0
98

Një trafikant ndërkombëtar droge u arrestua në aeroportin e Malpensës. Mediaset.it shkruan se një spanjoll 30-vjeçar nga Republika Domenikane, u shtir si person me aftësi të kufizuara, teksa përdorte një karrocë me rrota në të cilën ishin fshehur 13 kg kokainë.

Ai u zbulua nga qeni i njësisë së qenve të Fiamme Gialle. Gati një milion e gjysmë euro drogë, ishte kokaina që trafikanti kishte fshehur në mbushjen e karrocës ku ishte ulur. Pavarësisht një momenti të parë sikleti, nisur nga situata e të ndaluarit, efektivët e Guardia di Finanza bllokuan korrierin dhe mashtruesin e drogës, falë këmbënguljes së qenit të repartit të qenve.

Shoqëruesi i linjës ajrore, i caktuar për të ndihmuar tridhjetë vjeçarin, i shtangur, u largua mënjanë, ndërsa efektivët çan mbushjen e karriges me rrota dhe nxorrën dozat e kokainës së pastër. Në atë moment trafikanti u ngrit në këmbë duke i dhënë fund inskenimit. Ai u arrestua me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, ai u dërgua në burgun në Busto Arsizio.