E  përdhunoi dhe e kanoste me jetën e familjarëve të saj, detaje të rënda nga pengmarrja e 30-vjeçares në Durrës. Autori e mbante me forcë në hotel

0
71

Është gjetur pas 9 ditësh 30-vjeçarja Ersida Dyrmishi, e cila ishte shpallur e humbur nga familjarët e saj në qytetin e Durrësit.

Në dëshminë e saj e reja ka thënë që është mbajtur pa dëshirën e saj nga një shtetas i identifikuar si Marius Musaku, i cili është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia e Durrësit.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë 32-vjeçari ka abuzuar seksualisht me nënën e dy fëmijëve, duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.

30-vjeçarja bëjnë me dije burimet është mbajtur me forcë në një hotel në periferi të Durrësit, deri ditën e djeshme kur edhe ka mundur të shpëtojë

Familjarët e Dyrmishit apeluan për ditë me radhë në media, për gjetjen e të resë, ndërkohë që kërkuan ndihmën e të gjithë qytetarëve durrsakë.

Dyrmishi punonte në një Call Center në qytetin e Durrësit, dhe kishte humbur kontaktet me familjen që prej të hënës së 25 Korrikut.

Nuk dihet ende nëse 30-vjeçarja ka pasur njohje të mëparshme, me 32-vjeçarin monstër, i cili e ka kanosur dhe e ka marrë peng për ditë me radhë, duke shkaktuar tronditje te familja Dyrmishi.

Fax