E reja që po çudit rrjetin, prej 22 vitesh ha mish të gjallë: Më shijon shumë

0
99

Të gjithë kanë zakone të të ngrënit në një momen, por një e re nga SHBA-ja po çudit botën, sepse ha vetëm mish të gjallë dhe madje e shijon shumë.

Sipas The Sun, 24-vjeçarja Wendy Marshall, në një intervistë që ka dhënë, ka thënë se që në moshën dy vjeçare ka ngrënë mish të gjallë, sepse ka probleme me stomakun nëse është i gatuar.

Madje, në videon që ka marrë mbi 750 mijë shikime, ajo përmend edhe një arsye tjetër se i pëlqen shija. Njëkohësisht, ajo tha se ndjek një dietë alternative, e cila bazohet në ngrënien e mishit të papërpunuar, ndërsa iu referua përfitimeve shëndetësore, si për shembull që merr shumë vitaminë B.

“Këtu në Amerikë kur e bëj, njerëzve u duket e çuditshme dhe më trajtojnë shumë negativisht. Por është diçka që më pëlqen”, tha ajo, duke mbështetur zakonet e saj të të ngrënit. /abcnews.al