E rëndë/ 24-vjeçari në Përmet mbyt nënën e tij

0
53

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Përmet, ku një 24-vjeçar, i cili dyshohet se ka pasur gjendje depresive ka mbytur nënën e tij.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Nuk dihet nëse në banesë ka pasur familjarë të tjerë në momentin e krimit të rëndë nga ana e djalit, si dhe nuk ka të dhëna nëse i riu kurohej për depresionin, nga i cili policia deklaron se vuante.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.06.2023, rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, Përmet, dyshohet se në gjendje depresive, shtetasi A. M., 24 vjeç, ka mbytur nënën e tij, shtetasen Z. M., 65 vjeçe.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu