E rëndë, emigrantja shqiptare gjendet e vdekur në shtëpinë e saj

0
71

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi.

Një 29-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj.

E reja u gjt e varur mëngjeisn e sotëm në shtëpinë e saj në qytetin e Lamias, Greqi.

Sipas raportimit të LamiaReport, era e rëndë që vinte nga shtëpia e të resë, e kombinuar me faktin se prej ditësh nuk e kishin parë, ngjallën dyshimet se diçka e keqe kishte ndodhur, e për pasojë fqinjët njoftuan policinë.

Në vendngjarje kanë qenë efektivët e policisë së AT Lamisë dhe DIAS-it, të cilët me të hyrë në shtëpi janë gjendur përballë pamjes makabre. 29-vjeçarja  kishte lidhur një litar në fyt dhe me të i kishte dhënë fund jetës.

Policia nga provat e para flet për një vetëvrasje që dyshohet ë ketë ndodhur 4-5 ditë më parë pasi trupi kishte filluar të dekompozohej.

/abcnews.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu