E RËNDË/ I fejuari vr*t me th*kë bashkëshorten në muajin e 7-të të shtatëzanisë dhe…

0
60

Këtë të enjte një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një 29-vjeçare, në muajin e shtatë të shtatzënisë, është vrarë nga i fejuari i saj.

Giulia Tramontano u vra me disa plagë me thikë. Këtë e ka bërë të ditur i dashuri i viktimës Alessandro Impagnatiello, i cili ka pranuar vrasjen gjatë natës. 30-vjeçari u ndalua dhe u dërgua në burgun e San Vittore. I riu ka tentuar dy herë të dje*ë trupin e 29-vjeçares.

Ai gjithashtu kishte transportuar trupin në bagazhin e makinës së tij, në të cilin u gjetën gjurmë të lëndës organike. Impagnatiello akuzohet për vrasje, fshehje të kufomës dhe abortit pa pëlqim, ndërsa mendohet se gjithçka ka qenë e mirëmenduar.

Pas vrasjes, 30-vjeçari kishte shkuar gjatë mbrëmjes së të shtunës te e dashura e tij, duke i thënë se partnerja e tij kishte ikur dhe se tashmë ishte një burrë i lirë. “Fëmija që ajo pret nuk është i imi”, mësohet t’i ketë thënë autori të dashurës së tij.