E rëndë në Fier, 26-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

0
62

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier, ku një i ri është hedhur nga pallati dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Policia njofton se sot rreth orës 11:50, në lagjen “1 Maji”, Fier, dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasi E. D., 26 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.