E rëndë në Greqi/ 15-vjeçarja shqiptare përdhunohet dhe filmohet nga bashkëkombasi. Një vit më parë…

0
145

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 15-vjeçare shqiptare ka denoncuar se është përdhunuar nga një 14-vjeçar po me kombësi shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur në Selanik ndërsa autoritetet kryen një kontroll në shtëpinë e të pandehurit 14-vjeçar, ku gjetën dhe sekuestruan media të ndryshme dixhitale.

Materiali i sekuestruar është dërguar në Nëndrejtorinë e Hetimeve Mjeko-Ligjore të Greqisë Veriore, ku personel i specializuar po kryen testime laboratorike. Dosja e çështjes do t’i dorëzohet Prokurorit kompetent.

Sipas të dhënave të hetimit të policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në dhjetor 2025.

 

 

 

GEAR Sh.p.k