Nga Erion Murataj
5 Maji simbolizon sakrificën sublime të të gjithë atyre që vunë përpara interesit personal fatin e atdheut, fatin e Shqipërisë.
Sot kur ka kaluar afro 1 shekull pas vendosjes së kësaj date në memorien historike të vendit vihet në dyshim a vlejti sakrifica e të parëve, ideali i tyre i dlirë që disave iu mori edhe jetën.
Sot gati 1 shekull kur Shqipëria ka kaluar shumë sfida realisht mund të pyes:- A vlejti gjaku i dëshmorëve? I të parëve të mi?
A vlejti gjaku i atyre që sot pasardhësit të vuanin tradhëtinë e madhe nga vetë shqiptarët që pasi mallkuan Enver Hoxhën dhe Esat Toptanin duket se ranë në një mallkim më të madh.
Në një mallkim që i detyroi pasardhësit e tyre që të emigrojnë si zogjtë e korbit të zhgënjyer të vjedhur në një Shqipëri që është e lirë por e marrë peng nga ata për të cilët nipërit e dëshmorëve bëjnë tifozllëk duke e kthyer kujtimin e gjakun e gjyshërve në ujë e në mos duke e harruar fare atë.
Mesazhi im çdo 5 maj ka qenë në nder të atyre që sakrifikuan veten për të ardhmen e Shqipërisë.
Sot si kurrë më parë mesazhi im në këtë 5 maj i drejtohet pasardhësve të tyre:- EDHE SA KOHË DO TA BËNI HASHA GJAKUN E GJYSHËRVE?


