Edhe sot “përvëlon” i nxehti

0
68

Shqipëria gjatë paradites paraqitet në dominimin e kthjellimeve, por herë pas here do të ketë kalime të pakta të vranësirave në zonat malore. Sipas MeteoAlb, në pjesën e dytë të ditës vranësirat të bëhen më të dukshme në vend, ku në zonat malore Verilindore dhe Juglindore do të mund të sjellin momente të pakta me pika shiu.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 41°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.