Edi Paloka zgjidhet kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, sa vota mori

0
99

Edi Paloka është zgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike me 132 vota përballë kandidates Eleina Qirici e cila mori 79 vota.

Në një deklaratë për mediet pas rizgjedhjes së tij në krye të Këshillit Kombëtar, Paloka tha se me rëndësi janë vendimet e marra në këtë mbledhje. Ai falënderoi të gjithë anëtarët e PD-së që e mbështetën dhe e votuan.

“Dua t’i falënderoj për mbështetjen që më dhanë për tu rizgjedhur. Më e rëndësishme se  sa rizgjedhja ishin vendimet që mori Këshilli Kombëtar. Miratuam një rezolutë që përcakton qëndrimin lidhur me zgjedhjen e Presidentit përcaktohet qartazi edhe qëndrimi që duhet të mbajë Grupi Parlamentar”, tha Paloka.

Këshilli Kombëtar i PD i zgjedhur në Kuvendin e 30 prillit i thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, ka miratuar edhe projekt rezolutën e Komisionit të Rithemelimit për zgjedhjen e presidentit të ri. Në draftin e lexuar nga Oerd Bylykbashi, mandatohet Komisioni i Rithemelimit për të përcaktuar përfaqësuesit e PD-së në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri

Bylykbashi theksoi se çdo veprim që bie ndesh me këtë rezolutë nuk përfaqëson Partinë Demokratike./abcnews.al