Elbasan/Arrestohen 3 persona dhe procedohen dy të tjerë! Akuzat

0
766

DVP Elbasan

Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndyshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin A.S., 39 vjeç, banues në Gramsh, , pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij .

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cerrik arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin G. J., 40 vjeç, banues në Cerrik, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij.
—–
Nga specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi T. T., 54vjeç, banues në Elbasan, pasi është konstatuar nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur, në masën 0.61 mg/l.

—–
U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:

-F. D., 53 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”,

-R.M., 58 vjeç dhe E. B., 33 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme./Elbasani flash