Elbasan/ Arrestohet i kërkuari ndërkombëtar (EMRI)

0
2228

Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni policor i koduar “Bergamo”, nga strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit Operacional në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, është organizuar dhe finalizuar operacioni polior i koduar “Bergamo”.

Si rezultat i këtij operacioni është kapur dhe arrestuar, me qëllim ekstradimi, shtetasi: Leonard Kote, 56 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Bergamos, Itali, me vendimin penal të datës 21.04.2003, e ka dënuar me 14 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja”, e mbetur në tentativë, “Vjedhja e armës së zjarrit” dhe “Mbajtja pa leje e armës së zjarrit në vende publike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./ELBASANI FLASH

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu