Elbasan/ Gruaja tenton të vrasë veten pasi e rrahu burri. Përfundon në spital! Burri në burg

0
256

DVP Elbasan

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. Sh., 39 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila për shkak të kësaj dhune ka konsumuar medikamente mjekësore, në sasi të mëdha. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./Elbasani flash