Elbasan/Kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin nga policia

0
335

DVP Elbasan/Kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Sekuestrohen një mjet prerës (thikë), një shkop bejsbolli dhe një përforcues grushti (dorezë hekuri), vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo armë të ftohta, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 18 vjeç, banues në lagjen “Haxhias”, Elbasan.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Jaguar”, kanë gjetur dhe sekuestruar një përforcues grushti (dorezë hekuri).

Në vijim të kontrollit, në ambientet e banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një shkop bejsbolli dhe një mjet prerës (thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të metejshme.