Elbasan/Policia e Elbasanit arreston 9 shoferë dhe pezullon 39 patenta

0
177

DVP Elbasan

Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve me dragera, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë arrestuar 9 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 10 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Janë pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 20 për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 19 për shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 1164 masa administrative, konkretisht:

• 385 masa për parakalime të gabuara;
• 40 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
• 15 masë për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit:
• 30 masë për mos vendosjen e kaskës mbrojtëse:
• 19 masë për tejkalim shpjetësie
• 14 masë për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
• 4 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore, si dhe
• 657 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.

Kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Elbasanit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.🚔👮♀👮/ Elbasani flash

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu