Elbasanasit “harrojnë” koronavirusin. Rikthehen xhirot e mbrëmjes në parqe e bulevard

0
276
Elbasanasit “harrojnë”koronavirusin . Rikthehen xhirot e mbrëmjes në parqe e bulevard

Pas shpalljes zonë e gjelbër qytetarët elbasanas iu rikthyen jetës normale pavarsisht se rastet me Covid-19 vijnë çdo ditë në rritje.

Aktualisht në qarkun e Elbasanit janë 8 persona aktiv me koronavirus nga të cilët 6 I përkasin bashkisë së Elbasanit por kjo duket se nuk I ka “ndërgjegjësuar ende qytetarët të cilët ashtu siç është kthyer në zakon çdo pasdite shëtisin në bulebardin qëndror dhe po ashtu frekuentojnë parqet,kafenet dhe restorantet duke mos marrë asnjë masë për tu mbrojtur nga Covid-19.

Shqetësuese mbetet fakti që pjesa më e madhe e tyre lëvizin në grumbuj pa respektuar distancën .Ndërkohë që ana e institucioneve përkatëse vijon thirrja për të mos neglizhuar masat për distancimin fizik dhe higjenën personale .

Elbasaniflash.al