Elbasani feston titullin kampion në Kamëz, “Tigrat Verdheblu” dhurojnë spektakël (FOTO)

0
618

AF Elbasani fitoi me rezultatin 1-5 ndaj Delvinës ndeshjen e fundit të sezonit 2021/22 në Kategorinë e Tretë. Ky klub u krijua vitin e kaluar, për të tentuar dhe njëherë përfaqësimin dinjitoz të qytetit të Elbasanit. Viti i parë është i suksesshëm pasi arritën ta mbyllnin në krye dhe sezonin tjetër do i shohim me skuadrat e Kategorisë së Dytë.

Në ndeshjen e sotme të zhvilluar në Kamëz, ishin të pranishëm dhe “Tigrat Verdheblu”, grupimi besnik i qytetit të Elbasanit. Ata festuan bashkë me ekipin suksesin e këtij viti dhe sigurisht me shpresat se gjërat nuk do ndalen këtu.