Emigrantë nga Anglia? Shqipëria pranon marrëveshjen, qeveria: Do jenë transit

0
114

Shqipëria do të nënshkruajë me Britaninë e Madhe marrëveshjen e ripranimit të emigrantëve.

Sipas përfaqësuesve të qeverisë bëhet fjalë për një akt që lejon personat që largohen prej Anglisë drejt vendit të tyre. Në këtë rast aeroporti shqiptar do të shërbejë vetëm si pikë kalimi transit

“Marrin përsipër të krijojnë facilitetet vetëm për pjesën e tranzitit pa marrë përsipër që të mbahet dhe atë vajtjen deri në destinacion ose garancinë që këta shtetas do të shkojnë në vendin e origjinës e merr pala e cila e ka iniciuar operacionin.”

Por për opozitën me këtë draft konfirmohet se Shqipëria do të presë emigrantë.

“Refugjatët të parregullt në Britani të mund të depozitohen në Shqipëri, por bëhet fjalë edhe për shtetas të palëve të treta,” tha Alibeaj.

Madje Alibeaj thekson se kjo është e saktësuar në propozim.

“Depozitim, për ta kuptuar publiku është transitim,” tha Alibeaj.

Pavarësisht kësaj përfaqësuesit e qeverisë nënvizojnë se marrëveshje të tilla e kanë realizuar dhe vende të tjera të rajonit.

“Këtu është parimi i reciprocitetit dhe kur themi pala e kërkuar pra fillon shpjegimi i një procedure.”

Pas diskutimeve në komisionet parlamentare ligji do të kalojë për votim edhe në seancë, ndërsa kryeministri Rama ka theksuar se vendi nuk do të kthehet në një kamp refugjatësh.

Emigrantë nga Anglia? Shqipëria pranon marrëveshjen, qeveria: Do