EMRI/ Aksidentoi për vdekje me ‘Audi Q8’ 16-vjeçarin, i riu shqiptar arrestohet në Itali pas kthimit nga Shqipëria

0
81

Një 24-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane sapo ka zbritur në aeroportin “Fontanarossa” në Katania. I riu Rafaelo Beqaj akuzohet për aksidentimin për vdekje të një 16-vjeçari. Ngjarja në fjalë ndodhi 18 dhjetor në Acireale. Hetimet e koordinuara nga prokuroria e Etnas dhe Komisioneri i Acireale, nisën menjëherë pas aksidentit të ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit, pas përplasjes mes një makine Audi Q8, e drejtuar nga Rafaelo Beqaj dhe një motoçiklete.

24-vjeçari shqiptar vinte nga rruga “Corso Italia” me shpejtësi të madhe dhe ka përplasur motoçikletën e drejtuar nga viktima. 16-vjeçari Daniele Cantale Garano nga forca e përplasjes ka “fluturuar” disa metra larg dhe ka ndërruar jetë menjëherë për shkak të plagëve të rënda të marra.

Policia ka rikonstruktuar dinamikën e aksidentit dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë, duke konstatuar se ka tregues të rëndë fajësie ndaj shtetasit shqiptar. Mbi bazën e tyre gjyqtari paraprakisht ka dhënë masën e sigurisë ndaj 24-vjeçarit që u ndalua sapo u kthye nga Shqipëria, në aeroportin “Fontanarossa”.

(BalkanWeb)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu