Erdogan i jep fund lidhjeve me Greqinë. “Nuk do të takohem më me kryeministrin Mitsotakis”

0
77

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha se do të ndërpriste marrëdhëniet përfundimisht me kryeministrin Qirjakos Micotaqis.

“Që tani e tutje, Micotaqis nuk ekziston më për mua. Nuk pranoj ta takoj. Sepse ne po ecim përpara me politikanë me personalitet dhe dinjitet që e mbajnë fjalën,” tha Erdogan.

Tonet e ashpra të liderit turk, vijnë pas vizitës së kryeministrit Micotaqis në Shtetet e Bashkuara, ku u takua me presidentin Biden.

Javën e takuar kryeministri helen i kërkoi presidentit Biden që të mos i shiste avionë F-16 Turqisë

Zoti Erdogan u shpreh i shqetësuar edhe për praninë e bazave amerikane në Greqi, të cilat i sheh si kërcënim.

“Për momentin janë 10 baza në Greqi. Cila është arseja? Kë duan të kërcënojnë? Pse po ndërtohen këto baza? Këtu bëhet fjalë për një Greqi, e cila u ka 400 milionë euro borxh vendeve të Bashkimit Evropian. Kur u takuam në Stamboll, ne ramë dakord që të mos vendosim palë të treta mes nesh,” tha ai.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Janis Ikonomu në një reagim ndaj Ankarasë, zgjodhi injorimin.

“Kryeministri mbron fuqishëm dhe efektivisht si ligjin tonë kombëtar ashtu edhe legjitimitetin ndërkombëtar. Ne nuk do të përballemi me deklaratat me lidershipit turk,” tha Ikonomu.