Familja thyen rekordin botëror / 444 pemë Krishtlindjesh dhe 10 mijë zbukurime në një shtëpi (foto)

0
149

Shumica e familjeve në mbarë botën kanë vetëm një pemë Krishtlindjesh në shtëpitë e tyre gjatë sezonit të festave. Por një familje gjermane e ka çuar dashurinë dhe entuziazmin për pemën e Krishtlindjes në një shkallë mahnitëse

Familja thyen rekordin botëror / 444 pemë Krishtlindjesh dhe 10

Bëhet fjalë për familjen Jeromin e cila ka vendosur një rekord të ri botëror për numrin më të madh të pemëve të Krishtlindjeve të dekoruara në një vend.

Familja thyen rekordin botëror / 444 pemë Krishtlindjesh dhe 10

Banesa e tyre në Saksoninë e Ulët të Gjermanisë ka 444 pemë që janë të zbukuruara me mbi 10,000 dekorime.

Çifti Thomas dhe Susanne i kanë vendosur pemët e  dekoruara plastike në korridor, në dhomën e gjumit dhe në zyrë.

Familja thyen rekordin botëror / 444 pemë Krishtlindjesh dhe 10

Ata filluan mbledhjen dhe dekorimin e pemëve në nëntor. Rreth 47,000 drita u përdorën për të ndriçuar pemët në banesën e tyre prej 100 metrash katrorë. Përpjekja për dekorim nuk ishte e para për çiftin. Ata kishin 420 pemë të Krishtlindjeve në 2020.

Familja thyen rekordin botëror / 444 pemë Krishtlindjesh dhe 10

Rekordi u konfirmua pasi Instituti i Regjistrimit për Gjermaninë vizitoi shtëpinë më 6 dhjetor. Koleksioni masiv u certifikua zyrtarisht si një rekord i ri për “pemët më të dekoruara të Krishtlindjeve në një vend”. Sipas raportimeve, çdo pemë në shtëpi ishte zbukuruar në mënyrë unike me dorë. Disa prej tyre madje edhe me tema të caktuara. Ky mbetet projekti familjar më mbresëlënës në të gjithë botën, i denjë për librin Guinnes.