Fansat janë kuriozë! Ja cili aktor i famshëm pritet të jetë “James Bond” i ri!

0
105

Së fundmi, producentët e filmit James Bond kanë zbuluar se aktori i njohur Idris Elba është “pjesë e bisedës” për të qenë agjenti 007 i ardhshëm.

Në një intervistë për podcastin “Deadline’s Crew Call” , producentja Barbara Broccoli tregoi se shumë fansa duan që të shohin aktorin me kostum ‘smoking’.

“Epo, ne e njohim Idrisin, ne jemi miq me të dhe ai është një aktor i mrekullueshëm”, u shpreh producentja.

Nëse Elba fiton rolin, ai do të bëhet aktori i shtatë që luan James Bond pas Sean Connery, George Lazenby, Roger Moore, Timothy Dalton, Pierce Brosnan dhe Daniel Craig.

Image

© SYRI.net