Fëmija dy-vjeçar bie nga ballkoni, dërgohet në spital në gjendje kritike për jetën

0
93

Një djalë i vogël rreth 1.5 vjeç ka rënë nga ballkoni i katit të parë të banesës së tij në Zevgolatio, Korinthia.
Sipas informacioneve paraprake në vendngjarje është thirrur menjëherë ambulanca, e cila ka marrë fëmijën dhe e ka transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Korinthit.

Aty i është dhënë ndihma e parë nga personeli mjekësor dhe infermieror. Më pas u pa e nevojshme transferimi i tij në Spitalin e Fëmijëve “Agjia Sofia”.

Gjendja e tij vazhdon të jetë kritike.

Djali iu nënshtrua një operacioni në Spitalin e Fëmijëve “Agia Sophia”, i cili u dërgua me urgjencë ditën e djeshme, për të trajtuar dëmtimet e rënda të trurit që pësoi, ndërsa ka ende një dëmtim të rëndë në gjoks nga rënia, sipas ERT.

Djali i vogël ka rënë nga ballkoni i katit të parë në një sipërfaqe betoni. Fillimisht fëmija u dërgua me ambulancën e EKAV-it në Spitalin e Korintit. Ai mori ndihmën e parë, por u pa e nevojshme transferimi i tij në Spitalin e Fëmijëve të Athinës.