FEMRAT NË ELBASAN, MARSHIM PËR 8 MARS

0
53

Me pankarta në duar të cilat përcillnin mesazhe të forta sensibilizuese , femrat e qytetit të Elbasanit u bën bashkë këtë 8 mars për të marshuar në shenjë proteste për të drejtat e tyre. Fokusi i marshimit ishte përcjellja e mesazheve kryesisht tek meshkujt shqiptarë se gruaja gëzon të drejta të barabarta dhe se Meriton të respektohet dhe duhet për atë që ajo është. Sipas kryetares së forumit të gruas në Elbasan, shqetësuese mbetet fakti se numri i femrave të dhunuara mbetete i lartë. Shpresa Banja thotë se shifrat mbeten të larta për shkak se është rritur ndërgegjësimi tek femrat të cilat denoncojnë dhunuesit.

Grat të cilat morën pjesë në marshim shprehen se barazia gjinore duhet të filloj që në vogëli të fëmijëve. Ndërsa për dhunuesit thonë se duhet të ketë ndëshkime më të rënda.

 

Sipas të dhenave zyrtare nga Gjykata e Elbasanit gjatë vitit 2022 u shqyrtuan 251 çështje dhune në familje. Gjykata e Elbasanit ka dhënë 131 Urdhër mbrojtjeje për gratë e dhunuara në 2022.