Fiskalizimi, një proçes që nuk mbaron.

0
56

Fiskalizimi,një proçes që nuk mbaron.
U bë më shumë se një vit që nga fillimi i implemenetimit të sistemit të fisaklizimit,sistem i cili u ideua për të luftuar informalitetit dhe evazionin fiskal.Edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë dhe pas disa fazave të implementimit të tij,duket se fazës tranzitore nuk po i vjen fundi.Problemet që hasin bizneset prej tij janë të shumta.Problem kryesor është fiskalizimi i deklaratave doganore te importeve IM 5dhe kthimeve të mallit nga jashtë IM 6 për të cilat pasi shfaqen në sistem dhe pasi ekonomistët e plotësojnë sipas formatit të sisitemit, në përfundim ai e nxjerr me të kuqe si gabim dhe nuk e fiskalizon.Pervec kohës së humbur rrezikohet të meren penalitet.Gjatë kësaj kohe kur janë hasur probleme të tilla është përdorur sistemi e-filling për ti deklaruar aty(edhe pse ligjërisht faturat që të njihen si document, duhet të fiskalizohen) por është parë si zgjidhje duke qënë se nuk ka pasur alternativë tjetër.Edhe HELP- DESK nuk është zgjidhje pasi ka shumë biznese të cilat kanë njoftuar me e-mail HELP-DESK-un,përgjigja që kanë marë ka qënë për tu paraqitur ne Tiranë ato subjekete të cilat janë në varësinë e Drejtorisë së Tatimpagueve të Mëdhenj DTM ose pranë Drejtorive Rajonale.Nderkohë zgjidhja duhej të jepej nga zyra, në menyrë që të shmangej humbja e kohës nga ekonomistet duke shkuar atje fizikisht gjë qe mund të sjellë edhe kosto financiare.Problem tjeter është mos rakordimi i shumave të Librave të Blerjeve dhe të Shitjeve në sistemin e Platformës Qëndrore të Faturave, me Faturat e fiskalizuara që vijnë po në të njëjtin sistem. Pra përballemi me probleme në deklarimin e Tvsh si dhe zerave te tjere nëse keto do të plotësohen automatikisht nga sistemi.Janë probleme që hasen përditë nga subjektet dhe janë bërë të njohura edhe Administrates Tatimore e cila ështe treguar mjaft bashkëpunuese në adresimin e problematikave të subjekteve,por duhet bërë më shumë dhe më ritëm më të shpejtë.
Deklarimi në e-filling.
Sipas një udhëzimi të fundit të Adminsitrates Tatimiore,deklarimi i Librave të Shitjeve dhe Blerjeve si dhe Fdp-ve për muajin Korrik do të vazhdojë të bëhet nga sistemi e-filling. Afati i fundit ishte data 31.06.2022 dhe pas kësaj date do të bëhej nga Platforma Qerndrore e Faturave.Pra kemi te bëjmë me një tjetër shtyrje të afatave për shkak të problematikave që vazhdojnë .

Msc.Meri Muçelli
Ekonomist
Knd.Kontabilist i Miratuar