Fitore për Superligën e Europës, gjykata e Madridit i jep të drejtë

0
57

Gjykata e Apelit të Madridit i jep nje shtysë të madhe Superligës së Europës, projekt i iniciuar nga Reali, Barcelona dhe Juventusi. Në një vendim të papredentë dhe të papritur, organi gjyqësor spanjoll nuk e pengon projektin madje i ndez “dritën jeshile”.

“UEFA dhe FIFA nuk mund të justifikojnë sjelljen e tyre kundër konkurrencës sikur të ishin përçuesit e vetëm të vlerave europiane, mbi të gjitha nëse kjo përdoret si justifikim për të mbrojtur monopolin që bllokon dhe përjashton mundësinë e një projekti rival dhe konkurrues si Superliga”.Ky është vendimi i zbardhur i gjykatës që mund të pasohet nga zhvillime të reja gjatë ditëve të ardhshme.