Flet nëna e polices që spiunonte për bandën shqiptare në Greqi: Është e pafajshme, është e dashuruar me një djalë të mirë shqiptar

0
89

Ka folur për protothema.gr nëna e polices praktikante, e cila u arrestua dje nga Policia e Athinës bashkë me 21 persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë anëtarë të një bande kriminale shqiptare me në krye 30-vjeçarin Esmin Ferhati, i njohur ndryshe me nofkën “Esko”.

Sipas nënës, e bija e saj nuk kanë asnjë lidhje me botën e krimit. Teksa mbron me “mish e me dhëmbë” pafajësinë e të bijës, nëna e 22-vjeçares doli në mbrojtje të një nga  shqiptarët e arrestuar.

Ajo tha se personi “B” është djalë shumë i mirë dhe i ndershëm, ndërsa bëri me dije se dy të rinjtë janë të dashuruar me njëri-tjetrin.

“Ai është djalë i mirë, ai e do vërtete vajzën time. Lidhja e tyre ka nisur përpara se vajza ime të angazhohej në polici. Ata kanë një marrëdhënie me ndjenja të pastra”, ka thënë nëna e polices në provë, e cila dyshohet se spiunonte për llogari të bandës shqiptare, pasi në mediat helene shkruhet se policja ka dekonspiruar një nga operacionet e mëparshme pasi kishte informuar bandën për lëvizjet e policisë.

Megjithatë ajo thotë se nuk ka informacion nëse  i riu shqiptar ka pasur shoqëri me persona të përfshirë në botën e krimit, ndërsa thekson ai  nuk kishte para as për të paguar qiranë e një lokali bar-kafe që kishte hapur në zonën e Zografou në Atikë.

 

E pyetur nëse ka qenë në dijeni se vajza e saj komunikonte nëpërmjet celularëve me anëtarë të bandave të përfshira në rastet e trafikut të drogës dhe u jepte informacion për lëvizjet e policisë, nëna e punonjëses të policisë në provë u përgjigj duke thënë se një gjë e tillë është e pamundur dhe se vajza e saj nuk ka lidhje me botën e krimit./abcnews.al./