Formacionet zyrtare të Kosovë – Turqi, 11 ‘yjet’ dardanë synojnë historinë

0
50

Tashmë të dy përzgjedhësit, Franco Foda për Kosovën dhe Vincenzo Montella për Turqinë, kanë konfirmuar formacionet e tyre.

Përzgjedhësi i Kosovës, Foda, ka zgjedhur një formacion të balancuar dhe të ngjashëm me atë që solli fitoren dramatike në udhëtim te Sllovakia, duke i dhënë ekipit stabilitet dhe siguri në çdo repart.

Nga ana tjetër, Montella ka hedhur në fushë një ekip turk me shumë cilësi teknike, i përbërë nga lojtarë me eksperiencë dhe potencial individual, të cilët kërkojnë rikthimin e Turqisë në Botëror.

Të dy trajnerët kanë bërë zgjedhje të qarta, pa surpriza të mëdha, duke treguar se ndeshja do të vendoset nga momentet kyçe dhe detajet në fushë.

Formacionet zyrtare:

Kosova: Muric; Dellova, Hajrizi, Hajdari; Vojvoda, Hoxha, Rexhbecaj, Muslija, Gallapeni; Asllani, Muriqi.

Turqia: Ugurcan; Kadioglu, Bardakci, Kabak, Celik; Calhanoglu, Yuksek; Yildiz, Guler, Alper; Akturkoglu.

Image

GEAR Sh.p.k