Formula e suksesit, njeriu që me 1 mijë dollarë fitoi mbi 1 miliard

0
135

Bashkëthemeluesi i rrjetit të sanduiçëve “Subway”, Peter Buck ka vdekur në moshën 90-vjeçare. Ai arriti të kthente një investim fillestar prej 1000 dollarësh në një pasuri prej më shumë se 1 miliard dollarë.

Buck la pas një pasuri prej 1.7 miliardë dollarësh, sipas Forbes.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga vdekja e një prej themeluesve të Subway, Dr. Peter Buck. Ai ishte një shembull i shkëlqyer i një lideri të përkushtuar”, tha në një deklaratë CEO i kompanisë, John Chinsey.

Në vitin 1965, Buck i kishte dhënë mikut të tij të familjes, Fred DeLuca, idenë për të hapur një dyqan sanduiçësh në mënyrë që ai të mund të financonte studimet e tij.

Buck, një fizikan bërthamor, bëri investimin fillestar prej 1000 dollarësh në Connecticut. Nga atje kompania mori emrin e saj.

Deri në vitin 1974, të dy partnerët kishin hapur 16 dyqane në Connecticut dhe më pas filluan të jepnin të drejta ekskluziviteti.

Megjithatë, vitet e fundit, xhiroja e “Subway” në SHBA është në rënie, mes konkurrencës në rritje.

Në vitin 2020, shitjet e të gjithë “Subway” në tregun amerikan arritën në 8.3 miliardë dollarë, nga 12.3 miliardë dollarë në 2013./ Abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu