(FOTO) Gruaja i kërkoi divorcin, turku vret vajzën 7 vjeçare për hakmarrje, muaj më parë kishte punuar si parukier në Shqipëri

0
187

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin turk ku një baba i ri ka vrarë vajzën e tij të mitur duke e prerë atë në fyt.

Vajza, Defne vetëm 7 vjeçare është vrarë nga babai i saj i cili sipas mediave greke vuante nga probleme psikologjike.

Autori i krimit të rëndë është shtetasi Habib Ozturk i cili pas ngjarjes së rëndë tentoi të vriste edhe veten me të njëjtën thikë që vrau edhe vajzën e tij të mitur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të natës së mbrëmshme në Pendik të Stambollit, Turqi.

Sipas mediave turke, Habib Ozturk e kreu krimin makabër pasi ishte njoftuar se bashkëshortja e tij kishte nisur procesin e divorcit me të.

Vetëm pak minuta para krimit të rëndë ai kishte postuar në rrjetet e tij sociale foto me të bijën në të cilat shprehte dashurinë për të.

“Të dua shumë vajza ime…”- shkruan ai në rrjetet sociale ndërkohë mësohet se pak orë më parë ai e mori Defnen nga gjyshërit duke i premtuar asaj se kishte një surprizë për të.

Nuk dihet nëse krimi ishte i paralajmëruar dhe paramenduar apo autori ka kaluar një krizë psikologjike gjatë kohës që gjendej në shtëpi me vajzën e tij 7-vjeçare.