FOTO: “Marrëdhënie treshe”, këngëtarja shqiptare thyen heshtjen pas 2 vitesh

0
39

Rita Ora ka komentuar zërat se është në “marrëdhënie treshe” me bashkëshortin e saj Taika Waititi dhe aktoren Tessa Thompson, pasi janë parë duke u puthur dhe përqafuar në një festë.

32-vjeçarja, e cila u martua me regjisorin 47-vjeçar vitin e kaluar, tha për revistën “GQ”: “A keni qenë ndonjëherë aq të pirë, saqë kushdo ju duket si shok i ngushtë? Ditën tjetër pastaj, as nuk e dini se me kë keni folur për orë të tëra. Fotot që kanë dalë tregonin një tufë miqsh që po kalonin bukur. Ishim shumë të çlirët me njëri-tjetrin”

Fotot janë të korrikut të vitit 2021 dhe atëherë, regjisori Taika Waititi theksoi se nuk po bënte asgjë të gabuar.