Shakira ishte e gjitha e buzëqeshur të martën teksa shkoi për sërf në Spanjë me një mikun e saj bukurosh dhe djalin e saj Milan, ne fotot ekskluzive të realizuara nga DailyMail, pas ndarjes tronditëse nga futbollisti Gerard Pique pas 11 vitesh lidhjeje.

Këngëtarja kolumbiane, 45 vjeçe,u shfaq mahnitëse me një kostum të zi dhe të kuq, ndërsa flokët e saj të gjata dukeshin shumë bukur të lagura nga uji.

Ylli tregoi bukurinë e saj natyrale dhe u pa duke treguar talentin e saj në surfing.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ish-çifti, të cilët janë prindër të djemve Milan, nëntë vjeç dhe Sasha, shtatë vjeç deklaruan ndarjen me njeri-tjetrin në një deklaratë të përbashkët në të cilën thanë: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Kërkojmë privatësi në këtë moment për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë maksimal. Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin dhe respektin.’

 

 

Fituesja e Grammy-t dhe futbollisti i Barcelonës fillimisht u shfaqën publikisht si çift në vitin 2011.

Njoftimi vjen mes thashethemeve të tabloidet spanjolle se çifti ishte në prag të ndarjes me burime që pretendonin se ai e kishte tradhtuar yllin.

Gazeta spanjolle El Periodico raportoi se çifti kanë jetuar veçmas prej disa javësh pasi Pique u dëbua nga shtëpia, nga ylli i popit.

Sipas burimeve, Piqué që nga ajo kohë ka jetuar si beqar dhe po shijon netët me shokët e skuadrës.

(Dailymail/BalkanWeb)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu