FOTOT: Thuajse e zhveshur, Demi Rose ekspozon linjat trupore me veshjen transparente

0
94

Modelja e famshme, Demi Rose, ka publikuar ditën e sotme disa poza të reja në “Instagram”, të cilat menjëherë kanë tërhequr vëmendjen e miliona ndjekësve të saj.

27-vjeçarja ka ekspozuar edhe njëherë format e saj bombastike me një veshje gjysmë të tejdukshme dhe të zbukuruar me perla. Ndryshe nga herët e tjera, Rose kishte zgjedhur që të vendoste një paruke të gjelbër të ndezur si dhe kishte vendosur një kapuç të bardhë me gëzof.

Bukuroshja guxoi edhe njëherë që të tregonte linjat trupore me një veshje transparente, dhe ishte munduar që të mos tregonte më shumë seç duhet nga gjoksi.

Jo vetëm kaq, Demi mbante veshur edhe geta të bardha rrjetë dhe doreza po të bardha me gëzof.