Franca do të ndalojë incestin/ Deri tani, kushërinjtë mund të kryenin marrëdhënie seksuale

0
89

Qeveria franceze po planifikon që të ndalojë me ligj incestin, për herë të parë që nga viti 1971.

Marrëdhëniet intime mes familjarëve kanë qenë të lejuara me ligj në Francë me kushtin e vetëm që të mos përfshiheshin fëmijët.

Sekretari shtetëror për fëmijët, Adrien Taquet tha se qeveria dëshiron që ta kriminalizojë incestin edhe nëse të dyja palët janë mbi 18 vjeç

Adrien Taquet: Cilado qoftë mosha, nuk mund të kryeni marrëdhënie seksuale me babanë, djalin apo vajzën tuaj. Nuk është në pyetje mosha, s’është në pyetje pëlqimi i të rriturve. Po luftojmë kundër incestit. Sinjalet duhet të jenë të qarta.

Sipas rregullave të reja, të cilat do ta vendosnin Francën në një grup me shumicën e shteteve të tjera evropiane, kushërinjtë përsëri do të mund të martohen me njëri-tjetrin.

Plani i qeverisë u mirëprit nga Organizata për mbrojtjen e fëmijëve, ‘Les Papillons’, të cilët shtuan se incesti duhet të ndalohet me ligj.