Fshati ku banorët jetojnë me bujqësi dhe blektori

0
61

Në Rusan të Delvinës pak banorë janë emigrantë.

Fshati i krijuar pas eksodeve të popullsisë çame nga veriu i Greqisë prej dekadash është përpjekur të jetojë duke përdorur resurset që natyra I ka dhënë. 200 familje sot jetojnë me të ardhurat prej bujqësisë, blegtorisë, frutikulturës dhe grumbullimit të bimëve medicinale. Banorët tregojnë se nuk është e lehtë për të gjetur treg për produktet e sidomos për vajin e ullirit. Fshati me mbi 20 mijë rrënjë ullinj ka të magazinuar qindra ton vaj ulliri të pa shitur.

Sava një tjetër banore e Rusanit shpenzon orë të tëra nëpër malet përreth për të grumbulluar bimë medicinale në çdo stinë. Për të shitja e hithrave në këtë periudhë është një e ardhur kryesore.

Me punë banorët kanë arritur ta kthejnë në sipërfaqe prodhuese edhe tokën djerrë por Rusani ende nuk ka asnjë pronësi mbi tokën dhe banesat. E gjithë zona është ende e pa azhornuar dhe kjo po pengon shit-blerjen e tokës, kreditimin e bujqësisë dhe mekanizimin e sektorit.

Rusani, pellgu i zonës rurale të Delvinës dhe territori bujqësor i Fushë-Verrisë janë mes zonave  më të distancuara prej tregjeve në qarkun e Vlorës. Por banorët besojnë se emigracioni nuk është më një zgjidhje. Ata kërkojnë ndihmë për zgjidhjen e problemeve shumëvjeçare që do të shpërblenin punën e tyre në fshat.

 

Top Channel